Merkato Milan, një ide për pasuesin e Kessie që në janar | Vjen nga Sevilja!

Dje një shfaqje tjetër e dobet. Sezoni i Franck Kessie te Milan sigurisht që nuk filloi ashtu si vjet, midis dëmtimit të muskujve të pësuar në gusht dhe paraqitjes së mire kundër Lazios dhe më pas dy zhgenjime radhazi ndaj Liverpool dhe Juventus.

Nuk mund të përjashtohet që çështja e rinovimit të kontratës rëndon shumë në performancën e mesfushorit te Bregut te Fildishtë.

Kessie ende nuk ka gjetur një marrëveshje me Milanin për të zgjatur kontratën që skadon në qershorin e ardhshëm. Mundësia për ta humbur atë pa asnjë kosto është pra më shumë se konkrete.

Tashmë në janar Milani me siguri do të humbasë Kessie për të paktën një muaj, si dhe Bennacer me Kupën Afrikane.

Nuk përjashtohet që, nëse një marrëveshje nuk arrin brenda asaj periudhe, kuqezinjtë mund ta vënë Kessie në merkato në mënyrë që të mos e humbasin atë në një transferim falas në verë.

Nëse Kessie do të refuzonte çdo propozim nga Milani për rinovimin dhe kështu do të vendoste të largohej, Milani do të kthehej në merkato për të fuqizuar mesfushen.

Rossonerët kanë Bakayoko, Tonali dhe Krunic. Por ne ende duhet një përforcim tjetër.

Sipas asaj që raporton portali Direttagoal.it, tashmë ekziston një profil që Milani do të ndiqte për të zëvendësuar Kessie. Gjysmë karakteristika të ngjashme me mesfushorin, i cili ka luajtur në Spanjë për disa vjet.

Ky është William Carvalho, mesfushori Portugez me origjinë angoliane i Betis Sevilla.

Klasa e vitit 1992, fizik i forte dhe inteligjencë e madhe taktike. Carvalho është një profil eksperience që mund të jetë i dobishëm për Milanin gjatë sezonit. Produkt i Sporting Lisbonës, ai luan për Betisin që nga viti 2018, por nuk përjashton një përvojë të re në një kampionat tjetër evropian.

Portugezi ka një kontratë që skadon në qershor 2023 dhe për këtë arsye mund të jetë më tërheqës në merkato. Në të kaluarën Carvalho ka refuzuar disa oferta nga Anglia dhe Turqia, por tërheqja e Milanit në janar nuk mund ta linte atë indiferent.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu