Merkato – Milan ne dalje ende ska mbaruar..

Sipas Sportmediaset te Milan ende ka lojtare qe jane dalje dhe asnje nuk e ka vendin e sigurte, por kush jane lojtaret qe mund te largohen?

Tratativa per transferimin e Laxalt te Parma pothuajse eshte sfumuar pasi klubi emilian nuk eshte i gatshem te shpenzoje 12 milion euro per kartonin e lojtarit Uruguajan, por tashme ka dale ne skene Atalanta e cila e kerkon lojtarin ne forme huazimi, formule e cila nuk pelqehet shume nga drejtuesit e Milan. Me Laxalt qe mund te qendroje eshte Rodriguez qe mund te largohet, sipas medias italiane per mbrojtesin zviceran eshte Schalke 04 ne Gjermani e cila interesohet.

Por nuk mbyllet me kaq, ne Bundeslige edhe Andrea Conti ka simpatizues, Werder Brehme eshte gati te hidhet ne sulm per mbrojtesin italian i cili ende nuk ka treguar aftesite e tij me te mira te Milan. Po ashtu dhe Hakan Calhanoglu i cili ka luajtur ne te gjitha ndeshjet miqesore, por me rikthimin e Paqueta mund te ndryshojne pozicionet dhe Hakan mund te jete i tepert, ne Gjermani eshte Leipzig qe ka treguar interes.

Ne Spanje mund te perfundojne Andre Silva dhe Castillejo, i pari te Espanyol per 25 milion euro, ndersa Castillejo mund te rikthehet serish andej nga erdhi pikerisht te Villareal!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu