Merkato Milan, lamtumirë Castillejo: zëvendësuesi është brazilian! Drejtuesit e vlerësojnë

Emër i ri për rolin e djathtë të sulmit.

Milan – siç raportohet nga ‘RadioRossonera’ – i ka vënë syrin Mateus Cardoso Lemos Martins, i njohur më mirë si Tete.

Klasa e vitit 2000 dhe pjesë e Shakhtar Donetsk, ra sidomos në sy sezonin e kaluar, duke luajtur 36 ndeshje.Me fanellën e klubit ukrainas, shënoi tetë gola dhe dha 5 asist.

Kujtohet, sigurisht, goli (gjithashtu me një asistim), në fazën e grupeve – në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.

Me atë rast, erdhi edhe fitorja. Një fitore, megjithatë, që nuk e lejoi Shakhtar të hynte në raundin e 16 dhe të kalonte grupin.

Gjithashtu me atë rast, si në pjesën më të madhe të sezonit, ai e shfaqi veten si një anësor i djathtë, por mund të luajë në të majtë dhe si playmaker.

Kontrata e brazilianit skadon në 2023 dhe tashmë ka një vlerësim të rëndësishëm prej 20 milion eurosh.

Tete është një profil që i pëlqen drejtuesve të Milanit, por për ardhjen e tij nevojitet shitja e Samu Castillejo.

Spanjolli sigurisht nuk është në mesin e lojtarëve jo të transferueshëm dhe Rossonerët janë duke pritur për ofertën e duhur për ta lënë të lirë.

Në Spanjë, disa klube si Betis, Sevilla dhe Espanyol kanë bërë sondazhe, por ende askush nuk ka bërë një ofertë konkrete.

Ideja e Milanit për t’i dhënë vetes një anësor të ri të djathtë është ende gjallë.

Prioriteti është qartë mesfushori sulmues, por ka nevojë për një lojtar që mund të garantojë më shumë gola dhe cilësi sesa Castillejo, së bashku me Saelemaekers.

Nga ana tjetër, belgu është një element në të cilin Milani dëshiron të vazhdojë të përqendrohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu