
Milani vazhdon të hapë terrenin për një mbrojtës të ri në merkato.
Simon Kjaer është blerë për 3,5 milionë euro, por të pakten njëri nga Mateo Musacchio dhe Leo Duarte do të ikë.
Nevojitet një tjetër qendror që të mund të kompletojë repartin së bashku me Alessio Romagnoli dhe Matteo Gabbia.
Pëlqehet me kohë Nikola Milenkovic i Fiorentinës, por tani ka dalë një emër i ri.
Sipas asaj që raportohet nga Ciro Venerato, gazetar i RAI Sport, Milani do të ishte në garë për Nikola Maksimovic të Napolit.

Të kaltrit po punojnë për rinovim të kontratës, por do të dëgjojnë çdo ofertë.
Ka shumë klube, disa italiane. E megjithatë “Diajtë”, siç është thënë, kërkojnë një mbrojtës qendror.
Mund të ishte një zgjidhje e mirë: serbi është në Itali prej shumë vitesh dhe me Gattuso-n në drejtim ka bërë vërtet hapa shumë të rëndësishëm./milanclubalbania.al/