Vijnë lajme te reja për sa i përket të ardhmes së Marc Roca.
Mesfushori spanjoll, i destinuar të lërë Espanyol gjatë sezonit të ardhshëm të merkatos së futbollit, ka përfunduar në shenjestrën e Milanit.
Në ditët e kaluara kemi treguar për takimin në Shtëpinë Milan mes drejtuesve kuqezi dhe përfaqësuesve të futbollistit: marrëveshja mund të përfundojë për një shifër afër 20 milionë eurove. Një çmim vërtet i përballueshëm për futbollistin.
Afrimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë: nga Spanja, vijnë konfirmime mbi interesin e fortë nga ana e Atletico Madrid.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Mundo Deportivo. Kujdes duhet pasur edhe nga Laipzig dhe Sevilja./milanclubalbania.al/