Milani ka zgjedhur Serge Aurier për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Interesimi i kuqezinjve është konkret dhe kanë nisur kontaktet e para.
Mbrojtësi kushton rreth 12-15 milionë euro.
“Sky Sport Italia” raporton se kuqezinjtë kanë nxjerrë në treg anësorët Davide Calabria dhe Andrea Conti, ku synohet shitja e njërit prej tyre.


Mbrojtësi afrikan, nga Bregu i Fildishtë, ka pasur paraqitje shumë të mira këtë edicion me Tottenham Hotspur, ku ka luajtur në 42 ndeshje zyrtare.
27-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë me klubin londinez./milanclubalbania.al/