MERKATO/ Kuqezinjtë “të çmendur” pas Vlahovic

Puna e Milanit për një përforcim në sulm vazhdon.

Kuqezinjtë, pavarësisht se janë shumë pranë “blindimit” të Zlatan Ibrahimovic, po mendojnë edhe për alternativa të tjera.

Sipas “Corriere della Sera”, një nga emrat më shumë të çmuar dhe të ndjekur është ai i Dusan Vlahovic.

Sulmues serb i Fiorentinës, këtë sezon ka treguar vazhdimësi se është një talent absolut.

Vlahovic konsiderohet një lojtar që do të bënte fiks për rastin e Milanit.

Vlahovic përkrah elementeve si Ibrahimovic e Rebic, absolutisht do të mund të rritej dhe të bëntë hapin cilësor si “top-player”.

Përveç kësaj Stefano Pioli do të ishte një sponsor i rëndësishëm për Vlahovic.

Ka qenë pikërisht tekniku aktual i Milanit që e ka promovuar serbin duke e bërë atë debutues në “Serinë A”, në takimin Inter-Fiorentina, me 25 shtator 2018.

Një profil perfekt për Milanin, që po studion strategjinë.

Fiorentina nuk e ka në plan të shesë talenti e saj, por kuqezinjtë do të mundohen të ulin pretendimet e saj ku mund të përfshijnë në negociata elementë si: Paquetà, Calabria, Rodriguez dhe Pobega./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu