Vijon mes ethesh merkatoja e Milanit.
Kuqezinjtë 7 ditë nga fillimi i sezonit akoma nuk kanë gjetur një marrëveshje për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic por ka edhe situata të tjera për t’u sistemuar, siç është ajo e portierit.
Për Gigio Donnarumma rinovimi nuk ka ardhur akoma.
Nëse konfirmon qendrimin e ardhmja e Pepe Reina, i kthyer në Milano pas huazimit në Aston Villa, duket e dyshimtë.
Spanjolli do të luajë dhe mund ta bëjë përsëri në klubin anglez ose në vendin e tij.
Reina, është një ide edhe e Valencias.
Pra Milan ka nevojë për një të dytë: Sky Sport konfirmon se mund të ndizet pista e Begovic.
Portieri, i ardhur në janar për të zëvendësuar spanjollin, mund të thirret përsëri në bazë.
