Merkato, Ibrahimovic, Diaz, objektivat dhe kalendari! Flet Paolo Maldini

Former AC Milan player Paolo Maldini looks on ahead the Serie A 2018/2019 football match between AS Roma and AC Milan at stadio Olimpico, Roma, February 3, 2019 Foto Andrea Staccioli / Insidefoto

Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit, foli sot për Sky Sport duke analizuar lëvizjet në merkato dhe duke dhënë edhe përshtypjet e tij për sezonin e “Djallit”

Merkato: “Merkato filloi dje, por ne vazhduam me disa operacione. Më e vështira ishte rinovimi i Ibrahimovic që ishte përparësia jonë. Të tjerat janë operacione që mund të kenë lindur papritur, por ne ishim gati”.

Për Brahim Diaz: “Ai është një lojtar që mund të luajë në të tre pozicionet prapa sulmuesit të parë. Ai mund të bëjë ndryshimin”.

Për kalendarin e kampionatit: “Më kujtohet debutimi në 2008 kundër Bologna. Atëherë humbëm, shpresa është të bëjmë më mirë këtë herë”.

Milan, Maldini e Ibrahimovic valutano il futuro: le ultime

Në lidhje me Ibra: “Thamë gjithçka për rëndësinë e Zlatan, rezultatet duken me sy! Ai nuk është i rëndësishëm vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, sidomos për aftësinë konkurruese që ka sjellë në Milanello”

“Është një kampion dhe do të jetë gjithmonë. Gjithashtu e di që është 38 vjeç, por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Të gjithë plaken në mënyrën e tyre”.

Për Ligën e Kampionëve: “Nuk është një objektiv i deklaruar, por duhet të jetë qëllimi ynë. Pronarët po bën përpjekje për të përmirësuar pozicionin tonë në renditje. Ne duam të kthehemi në katër të parët, duke bërë kështu ndryshimin në shumë gjëra nga sezoni i ardhshëm. Shpresa është se, Milani nuk mund të mos mendojë për të luftuar për katër vendet e para”.

Milan, Maldini-Massara riflettono sul futuro. Niente dimissioni per Pioli

Për ekipin: “Të rinjtë nuk janë të gjithë njësoj, disa janë gati më shpejt dhe të tjerët më vonë. Kemi tërhequr një vijë të qartë, nuk ka asnjë model ekipi që të ketë qenë i suksesshëm vetëm me të rinjtë. Përforcimet gjithashtu synojnë të ndihmojnë këta të rinj të rriten. Kemi indikacione sportive, por edhe ekonomike. Buxheti i pagave po ulet. Nëse i shoqërojmë të gjitha këto me rezultate të rëndësishme do të thotë se do të kemi bërë mirë”.

Starti i sezonit: “Ne do të luajmë parapërgatitjet e Europa League më 17 shtator kundër një ekipi që ka luajtur 10-12 ndeshje në kampionat, ndërsa do të kemi vetëm ndeshje miqësore. Do të luajmë kalimin e raundit me një ndeshje të vetme, por do të jemi gati për fillim”.

Derbi: “Vitin e kaluar pati dy humbje, e dyta në një mënyrë të bujshme pas 50 minutash futbolli të shkëlqyeshëm. Do të shohim se çfarë do të ndodhë këtë sezon”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu