MERKATO/ Gjithçka e konfirmuar. Dida rikthehet te Milani

Tashmë është gjithçka e konfirmuar: Nelson Dida do të jetë përgatitësi i portierëve të Milanit në sezonin 2020-2021.

Një vendim i marrë ky, nga drejtuesit aktualë kuqezinj.

Ish numri një brazilian, fitues i dy trofeve “Champions” me bluzën e Milanit, aktualisht po zhvillon rolin e përgatitësit të Under-17 kuqezi.

Dida do të promovohet në skuadren e parë, siç u raportua sot edhe nga “Gazzetta dello Sport”.

Braziliani do të marrë vendin e Luigi Turci-t, trajner i portierëve i kërkuar nga Marco Giampaolo dhe që me shumë mundësi do të lërë Milanellon për të ndjekur teknikun abrucez në ndonjë vend tjetër.

Dida, do të jetë përgatitësi i Gigio Donnarumma-s dhe i portierëve të tjerë milanistë.

Një zgjedhje intrigante por edhe shumë romantike, duke qenë se pas Maldinit dhe “ambasadorëve” Baresi e Massaro, një tjetër “flamur” i Milanit hyn të bëjë pjëse në shoqëri me një rol të rëndësishëm./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu