Merkato: Genoa insiston per Lucas Biglia!

Te shitet apo jo? Kjo eshte dilema e drejtuesve kuqezi per argjentinasin Lucas Biglia. Milan provoi te fuste kartonin e Lucas per Veretout por pa bindur drejtuesit e Fiorentinas. Eksperienca e mesfushorit mund te beje pune gjate sezonit trajnerit Giampaolo por mosha e tij dhe paga e larte 3.5 milion euro ne sezon ben qe drejtuesit ta nxjerrin ne shitje kartonin e lojtarit.

TRATATIVA Sipas mediave italiane Genoa e ka zgjidhur ceshtjen e pages me argjentinasin me nje kontrate 2 vjecare 4 milion euro plus bonuse per dy vjet, ndersa nuk kerkon te shpenzoje per kartonin e tij pasi kontrata e lojtarit me Milan skadon ne vitin 2020, karton te cilin Milan kerkon 6 milion euro pasi nuk deshiron te kete minusvalence ne bilanc.

FAKTORI GIAMPAOLO Per momentin duket gjithcka e ngrire nga te dy palet por kuqeblute nuk dorezohen. Argjentinasi eshte i bindur se mund te luaje shanset e tij te Milan kete sezon, por nga ana tjeter nuk do kishte problem te transferohej dhe te Genoa ku mund te luante rregullisht, por ne kete pike vendimtare do te jete dhe vendimi i Giampaolo i cili i ka bere te ditur klubit se lojtari eshte i rendesishem dhe nese largohet duhet te zevendesohet me nje tjeter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu