Merkato e Milanit ndizet me linjën e gjelbër: gati goditja “alla Saelemaekers”. Janë rritur bashkë te Anderlecht…

Është një Milan i të rinjve që po imponohet me dëshirë, vendosmëri dhe talent në kampionatin e Serie A. Ekipi i Stefano Piolit vazhdon të grumbullojë pikë.

Megjithë mungesat e lojtarëve kryesorë si Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer dhe Alessandro Florenzi, kuqezinjte arrijnë të ndërtojnë manovra të shkëlqyera loje dhe t’i bëjnë të rinjtë një forcë të madhe.

Sigurisht, kontributi i lojtarëve më të vjetër është shumë i rëndësishëm për ekipin kuqezi. Përvoja, udhëheqja e veteranëve i ka ndihmuar djemtë të rriten shumë në dy vitet e fundit dhe ata po korrin shpërblime tani.

Milani, duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera që po arrin falë politikës së blerjes që synon të rinjtë, absolutisht synon të mos ndalet. Zona e zbulimit kuqezi, si dhe drejtuesit e klubit, janë vazhdimisht në kërkim të perspektivave të reja për të fituar dhe lulëzuar.

Ka disa emra të lojtarëve të rinj që Maldini dhe Massara i kanë kushtuar vëmendje në periudhën e fundit. Nga Charles De Ketelaere tek Noa Lang, talentet e Club Brugge. Por nga Spanja vijnë zërat për interesimin te një tjetër lojtar shumë të ri që luan gjithmonë në Belgjikë, në Jupiler Pro League.

Yari Verschaeren, mesfushori fleksibël sulmues i përsosur për Piolin
Fichajes.net, një portal i mirënjohur i tregut spanjoll të transferimeve, foli për mënyrën sesi Milani po e mban vëmendjen tek Yari Verschaeren, i lindur në 2001 aktualisht te Anderlecht.

Ju mund të pyesni veten se kush është ai, mirëpo, belgu nuk është një emër krejtësisht i ri për mjedisin Rossoneri. I riu ishte afruar tashmë me Milanin kur Ralf Rangnick dukej i destinuar të trashëgonte stolin nga Stefano Pioli.

Tani, Yari është kthyer fuqishëm në fokusin e Maldinit pasi po tregon potencial të madh me fanellën e Anderlehtit.

Me një rol natyror mesfushori sulmues, ai gjithashtu di të përshtatet shumë mirë me krahun e djathtë ose mesfushën qendrore. Me pak fjalë, një profil i ri, por i plotë; nga ata që e bëjnë Stefano Piolin kurioz.

Yari Verschaeren ka një këmbë shumë të mire (të djathtë), dhe thuhet se është shumë e mirë në krijimin e epërsisë numerike në zonen e kundërshtarit. Këtë sezon, në shtatë paraqitje të zhvilluara ai tashmë ka shënuar dy gola dhe dy asistime.

Jo keq për një lojtar 20-vjeçar! Kontrata e tij me Anderleht pritet të skadojë në vitin 2024, por kush e di nëse Milani vendos të bëjë një investim të mirë për të.

Sipas Transfermarkt, vlera e lojtarit është rreth 13 milionë euro. Yari Verschaeren është një xhevahir i vërtetë në kurorën e futbollit evropian, dhe kush e di se ai mund të mos ketë të njëjtin fat si Alexis Saelemaekers: ai mbërriti nga Anderlecht si një i panjohur dhe pushtoi skenën e Milanit në një kohë të shkurtër…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu