Merkato e Milanit, goditja në Serie A: Maldini nuk heq dorë nga objektivi i vjetër!

Milani po shijon momentin e mrekullueshëm dhe San Siro po përgatitet të kthehet për të pritur një ndeshje të Ligës së Kampionëve, me Atletico Madrid e Simeones i cili do te mberrije në Milano të martën e ardhshme për një sfidë që tashmë është themelore për sa i përket kualifikimit.

Përkundër kësaj, drejtuesit kuqezi gjithmonë mbajne një sy në merkato dhe mundësitë që mund të shfaqen.

Gjatë merkatos se fundit Djalli monitoroi, dhe në disa raste, madje edhe trajtoi, disa lojtarë për të përforcuar repartin e fantazise.

E gjithë kjo para se të vendoste një bast të fortë te Junior Messias. Sidoqoftë, disa prej tyre mund të jenë ende në sytë e Rossonerëve, pasi braziliani nuk ka garantuar asnjë kontribut deri më tani, për shkak të një gjendjeje fizike të papërshtatshme. Pra, këtu vjen emri i anësorit të Sampdorias, Mikkel Damsgaard.

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, kuqezinjtë ende po i kushtojnë vëmendje lojtarit duke vazhduar filozofine e Elliott per lojtarë të tjerë të rinj dhe cilësorë në skuadër.

Danezi do të martohej në mënyrë perfekte me 4-2-3-1 të Piolit, duke qenë në gjendje të luante në të dy krahët. Ferrero kërkoi një shumë shumë të lartë në verë, mbi 30 milionë euro, por në këtë pjesë të parë të kampionatit Damsgaard nuk performoi siç pritej.

20-vjeçari ka tërhequr interesin e emrave të mëdhenj këtë verë falë një Evropiani si protagonist, me golin në gjysmëfinale kundër Anglisë.

Gazeta raporton se ka edhe klube të tjera për lojtarin, në veçanti Juventus dhe Tottenham. Drejtori sportiv i Spurs, Fabio Paratici, e njeh mirë ligën italiane dhe me kënaqësi do të vinte bast në talentin e Sampdoria…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu