Merkato e Milanit dhe emri befasi – Pellegatti kategorik: “Jo, jo, jo! E kam verifikuar dhe kam zbuluar diçka tjetër…”

“Nëse do të ishte për mua, merkato duhej të përfundonte dje. Ne do të jemi akoma konkurrues, në çdo rast. Aty ku mund të shkojmë dhe sa larg, duhet ta deshmojme në fushë.

Ne po përpiqemi të përmirësojmë ekipin. Nëse ka mundësi, Milani do të jetë gati. Por ne kemi lojtarë cilësorë para dhe zgjidhje të rëndësishme. Madje në krahasim me vitin e kaluar, edhe më shumë”.

Stefano di Pioli e analizoi keshtu merkaton e Milanit. Megjithatë, në një gjë trajneri i Djallit ka absolutisht të drejtë, Maldini dhe Massara duan të përmirësohen dhe nëse ka një shans ata do ta provojne goditjen.

Florenzi ka mbërritur nga Roma, por ai nuk do te jete i fundit.

Klubi milanez është gati të prese edhe Pietro Pellegri. Marrëveshja me Monacon u gjet, në bazë të huasë së rëndë me të drejtën e blerjes, e cila mund të bëhet një detyrim. Shifrat? Një milion euro për transferimin e përkohshëm, 6 të tjera për kartonin.

Nëse sulmi rregullohet së shpejti, është mesfushori sulmues ai që tani do të kërkohet. Shumë thashetheme kanë dalë në orët e fundit, Carlo Pellegatti sqaron menjëherë një gjë të rëndësishme!

Gazetari i mirënjohur sportiv i besimit kuqezi bëri një përmbledhje të situatës dhe emrit te Bernardo Silva, që i bëri tifozët e Djallit të jene euforike. Madje është folur për një ofertë të gatshme nga Milani, por Pellegatti i hedh ujë zjarrit.

Këtu është një fragment i fjalimit të tij të marra nga kanali i tij në YouTube: “Një playmaker do të arrijë, jo në 6 muaj, në 8-9 ditë.

Pas mbërritjes së Pellegri, çështje orësh për të dhe nuk duhet të ketë surpriza, pastaj në mesjavë do të afrohet mesfushori, Bakayoko.

Më thanë nga klubi se zëvendësuesi i Calhanoglu do të jetë i fortë, do t’i japë dritë skuadrës dhe një fushate të shkëlqyer merkatoje”.

Milani ka ide të qarta se cilin lojtar të marrë Bernardo Silva nuk do të jetë goditja e Djallit. Ma konfirmuan atë ditët e fundit dhe gjithashtu orët e fundit. Është përtej mundësive ekonomike të kuqezinjve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu