Merkato drejt fundit, drejtori sportiv i Milanit “nervozon” tifozët kuqezi me këtë deklaratë!

Frederic Massara u intervistua nga Sky Sport përpara ndeshjes Milan-Spezia. Drejtori sportiv kuqezi foli për merkaton kuqezi dhe objektivat e fundit.

Merkato “Ne do të shohim, kanë mbetur vetëm disa orë, nëse ka një mundësi për t’u përmirësuar në kushte të pranueshme, ne do ta shqyrtojmë atë”.

Për Hauge dhe mohimin e javës së kaluar: “Unë e thashë kështu javën e kaluar, gjatë ndeshjes dëmtimi i Rebic na bëri të ndryshojmë mendim dhe të përshpejtojmë Hauge.”

Në lidhje mbrojtësin e qendrës dhe Kabak: “Ne po vlerësojmë nëse ka kushte të besueshme për të ecur përpara, ky është gjithashtu një nga emrat që synojmë. Koha është shumë e shkurtër dhe nuk jam i sigurt se do të bëjmë ndonjë gjë tjetër”.

Për Dalot: “Dalot arriti sot, ne jemi të lumtur, ai është një lojtar cilësor, ai do të jetë në gjendje të kontribuojë në ekip”.

“Nëse diçka do të ndodhë do të jetë ekskluzivisht në mbrojtje por duket e vështirë për momentin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu