MERKATO/ Disa emra që Milan u ka vënë syrin

during the Italian Supercup match between Juventus and AC Milan at King Abdullah Sports City on January 16, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia.

Milan vijon të vëzhgojë merkaton për të përforcuar ekipin për sezonin e ri që po vjen.

Po kush janë disa nga emrat që po shihen me interes.

Lexo më poshtë:

Rodrigo de Poli

26 vjeç dhe me përvojë në Serinë A, mesfushori argjentinas mund të jetë goditja e Milanit në mesfushë, teksa me Udinezen akordi është i arritshëm mbi bazën e 25 milionë eurove.

Florentino Luis

Për këtë lojtar synohet një huazim dyvjeçar me të drejtë blerjeje për 50 milionë euro.

Kjo shifër tremb disi “Djallin”, të shohim në ditët në vazhdim se çfarë do vendoset.

Mark Roka

24-vjeçari do të largohet nga Espanjoli pas rënies së ekipit në Segunda Division, por raportohet se është i dyzuar mes ofertës së Milanit dhe asaj të Lajpcigut ku i ofrohen më shumë garanci minutazhi.

Ben Godfrey

Skuadra e tij, Noruic, ra në Championship. 22- vjeçari që luan në qendër të mbrojtjes ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve mes të cilave është edhe Milani që vijon kërkimet për një qendërmbrojtës./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu