Gerard Deulofeu ka lënë Milanin në 2017-en, pas vetëm 6 muajsh hua nga Everton.
Por është sikur nuk ka ikur asnjëherë.
Kuqeziu i ka mbetur në zemër dhe edhe pse sot vesh bluzen e Ëatford, brenda vetes ndihet akoma milanist.
Eksperienca tek Milan ka qenë jashtëzakonisht e kënaqshme.
Sipas Tuttosport, tani Deulofeu do të dëshironte të kthehej dhe vazhdon të japë shenja drejt shoqërisë.
Por Milani për momentin ka përparësi të tjera dhe spanjolli nuk duket se i bind plotësisht.
Drejtuesit, në atë rol, shohin në shumë Federrico Chiesa të Fiorentinës, ndërsa në anen e majtë janë Ante Rebic dhe Rafael Leao që lëvizin shkëlqyeshëm.
Kthimi i Deulofeu-t duket, për momentin, pak i mundshëm./milanclubalbania.al/