MERKATO/ Cilat janë të rejat për Florentino Luis

Përveç Tiemoué Bakayoko, edhe Florentino Luis qëndron në radarët e Milan për të forcuar mesfushen.

Sigurisht që vetëm njëri nga të dy mund të vijë, duke konsideruar edhe karakteristikat e njëjta.

Klubi kuqezi po negocion me Chelsea për Bakayoko, por paralelisht mban kontakte për mesfushorin portugez.

Që në merkaton e janarit ka patur një tentativë, që nuk përfundoi mirë, që ta sillnin në klubin kuqezi.

Sot Gazzetta dello Sport shpjegon se Jorge Jesus, trajneri i ri i Benfica-s, ka kërkuar kohë për të vlerësuar lojtarin.

Megjithatë, klubi i Lisbonës nuk ka mbyllur portat për lirimin e tij.

Çmimi i Florentino Luis është fiksuar për rreth 30 milionë euro.

Zgjidhja e huazimit (2-vjeçar) me të drejtë blerjeje nuk duhet përjashtuar.

Benfica duket e disponueshme të  negociojë mbi këto baza.

Milani po vlerëson çdo mundësi dhe ka patur kontakt kontakte me ekipin e Florentino Luis këto javë.

20 vjeçari portugez pëlqehet dhe nuk përjashtohet një kalim vendimtar, në rast nuk do të ecte marrëveshja me Chelsea për Bakayoko./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu