MERKATO/ Alderete drejt Milanit, agjenti sjell lajme nga Paraguai

Milani do të marrë me siguri 3 përforcime në mbrojtje: një mbrojtës të djathtë, një të majtë dhe një qendror.

Për sa i përket rolit të fundit, duket se në shenjë është edhe Omar Alderete.

Paraguajani luan në Zvicër te Bazeli, ku ka shkuar korrikun e vitit të kaluar nga skuadra argjentinase e Huracan.

44 prezenca, 3 gola dhe 1 asist në sezonin 2019/2020 për të.

Paraqitja e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vëzhguar nga klubi kuqezi.

Merkato te Milan, vjen Alderete?

Sipas asaj që raportohet në Paraguaj nga Versus, Milani është shumë afër marrjes së Alderete-s.

Operacioni tani është në “stand-by”, por mund të mbyllet në ditët në vazhdim.

Augusto Paraja, agjent i lojtarit, ka deklaruar për Radio Universo 970:

“Omar ka një mundësi të shkëlqyer tani që të ikë, po flasim”.

Tani që kampionati zviceran është mbyllur, Bazeli është i gatshëm të negociojë dhënien e Alderete-s.

Paraja ka thënë se ka shumë mundësi që tranferimi të shkojë deri në fund.

Ka pasur bisedime të avancuara dhe është e mundur që në ditët në vazhdim të vijë marrëveshja përfundimtare.

Edhe skuadra të tjera janë në kërkim të mbrojtësit amerikano jugor:

“Një javë në parë edhe një skuadër turke ka prezantuar një propozim”.

Të shohim nëse Milan do të vendosë të mbyllë për Alderete, duke bërë që të forcojë repartin mbrojtës.

Besimi i dobët fizik tek Leo Duarte dhe Mateo Musacchio detyron drejtuesit të marrin një tjetër qendror./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu