Meite nuk bind, Maldini ka fokusuar nordikun që kushton 12-15 mln euro!

E ardhmja e Soualiho Meite është ende për t’u shkruar. Francezi me origjinë nga Bregu i Fildishtë arriti në janar me kuqezinjtë, përmes formulës së huazimit me të drejtën e blerjes.

Nevojiten 9 milion euro të mira për të rrëmbyer përfundimisht Meite nga Torino, dhe Milani nuk është aspak i sigurt për ta bërë këtë.

Performancat e tij kanë qenë me luhatje dhe minutazh ka pasur goxha. Sigurisht që fizikiteti i tij në mes të fushës ishte prerogativa kryesore për përdorimin e tij, veçanërisht në ndeshje të caktuara. Por ajo që Soualiho duket se i mungon më shumë është ajo cilësi në ndërtimin e lojës…

Për këtë arsye, drejtuesit po kërkojnë një profil të vlefshëm për të kompletuar departamentin e mesfushës.

Me kusht që Sandro Tonali të blihet nga Brescia dhe që Meite të dërgohet përsëri në Torino, Milanit i duhet një futbollist i katërt cilësor.

Sytë e skautëve kuqezi dhe të drejtorit teknik Paolo Maldini, duket se kanë rënë te një mesfushor shumë të ri që luan në Genk.

Siç është raportuar nga Tutto Mercato Web, interesi i Milanit ka rënë tek Kristian Thorstvedt, mesfushori norvegjez i lindur në 1999.

Profili i tij duket se është më i përshtatshmi për të kompletuar mesfushën për sezonin e ardhshëm.

Thorstvedt është 22 vjeç dhe një mesfushor cilësor.

Këtë sezon ai luajti më vazhdimisht sepse u thirr për të zëvendësuar bashkatdhetarin Sandër Berge, dhe ai bëri mjaft mirë.

Në 24 paraqitje, në Jupiler Pro League, ai shënoi 3 gola dhe dha 2 asistime.

Numra jo të këqij për një djalë kaq të ri dhe pa përvojë.

Ajo që bie më shumë në sy te ky lojtar është predispozicioni i tij për të sulmuar. Nuk është për t’u habitur, ai gjithashtu di të zërë rolin e mesfushorit sulmues me cilësi.

I gjatë 1,90 cm, shquhet për aftësitë fizike dhe teknikën e shkëlqyer.

Me pak fjalë, Thorstvedt është sigurisht një perspektivë e shkëlqyer dhe nuk është për t’u habitur që ka shumë konkurrencë për të.

Siç raporton i njëjti burim i lartpërmendur, dy ose tre klube të tjera të Premier League po e ndjekin atë.

Çmimi i tij është rreth 12-15 milion euro dhe ne nuk do të habiteshim nëse një ankand do të lëshohej për të në verë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu