Meite, Mandzukic dhe thuajse Tomori, por drejtuesit e Milanit provojnë edhe një goditje!

Milani është shumë aktiv në këto ditë të merkatos së transferimeve. Meité u bë zyrtar nga Torino, Mandzukic gjithashtu do të nënshkruajë ditën e martë dhe Fikayo Tomori nga Chelsea duhet të mbërrijë së shpejti (flitet për ditën e martë gjithashtu si deçizive)

Por fushata e nënshkrimit të Maldini dhe Massara mund të mos ketë mbaruar.

Në fakt, në këto orë ka zëra për mundësinë që një mbrojtës i ri i majtë të mbërrijë nën urdhërat e Piolit.

Milan, Gazidis fa un passo indietro: vuole convincere Maldini a restare

Në fakt, nuk ka asnjë zëvendës të vërtetë të Theo Hernandez dhe vetëm Dalot ka tentuar ta zëvendësojë dhe pse gjendet më mirë në të djathtë.

Duke qenë se Daniele Conti është drejt transferimit te Parma (huazim me detyrim blerje 7 mln euro nëse klubi verdheblu siguron mbijetesën) mund të krijohet hapësira ekonomike për një lëvizje të fundit.

Daniele Longo i Calciomercato shpjegon se me të vërtetë po konsiderohet ideja për të marrë një mbrojtës të majtë.

Madje, ka pasur kontakte mes Milanit dhe Barcelona-s për Junior Firpo, edhe pse nuk është një marrëveshje e lehtë.

Junior Firpo in uscita dal Barcellona: l'Inter ci prova

Futbollisti nga Republika Dominikane, 24-vjeçar (me pasaportë spanjolle) konsiderohet rezervë nga Ronald Koeman.

Në La Liga vetëm 4 paraqitje, vetëm një si titullar: 147 minuta në fushë.

Më mirë në Champions League, ku ai luajti në pesë nga gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve: 198 minuta në fushë.

Junior Firpo u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2019, duke ardhur nga Betis Sevilla. Klubi katalanas investoi rreth 18 milion euro për të blerë kartonin.

Theo Hernandez e Calhanoglu positivi al Covid

Për të kuptuar nëse ekziston mundësia e marrjes së mbrojtësit të majtë të lindur në vitin 1996 me formulën e huazimit duhet parë pasi të sigurohet edhe Tomori nga Chelsea.

Nuk ka gjasa që Milan të bëjë një operacion final. Napoli gjithashtu kishte kërkuar informacion për lojtarin. Por, një tjetër emër ka dalë në shtyp dhe flitet për Umtiti, edhe pse duket e vështirë që të bëhet një transferim pasi problemet e vazhdueshme fizike të lojtarit kanë ndikuar te rendimenti i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu