Meite e pranon lodhjen fizike të ekipit: “Duhet të kemi mentalitetin e duhur…”

Soualiho Meite u intervistua nga Milan TV në fund të ndeshjes dhe pranoi se problemi nuk është vetëm psikologjik por edhe fizik…

“Një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të mirë. Kemi kaluar por e dimë që nuk kemi pasur një ndeshje të mirë. Ne jemi të kënaqur me kualifikimin, por e dimë se duhet të bëjmë më shumë.

Kemi luajtur shumë ndeshje, nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë. Ka pak lodhje. Ne kemi një grup të mirë, duhet të kemi mentalitetin e duhur për të shkuar përpara”.

Si po ia dilni me Kessie?

“Ai flet frëngjisht si unë, komunikimi është më i lehtë. Ne e ndihmojmë shumë njëri-tjetrin dhe flasim për të ndihmuar ekipin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu