Mediat spanjolle sjellin detajet: Ka marrëveshje Milan-Tottenham për Aurier

Milani e dëshiron shumë Serge Aurier për rolin e mbrojtësit të djathtë.

27 vjeçari mbahet si profili i duhur për eksperiencë dhe karakteristika.

Sipas Todofichajes.com, klubi kuqezi dhe Tottenham mund të jenë pranë një marrëveshjeje.

Spurs kishin caktuar një çmim prej 20 milionë euro, por duket se mund të mbyllet me 15 milionë plus bonuset.

Firmat, shkruajnë në Spanjë, mund të vijnë shumë shpejt.

Tani priten konfirmime edhe në Itali mbi perfundimin pozitiv të kësaj marrëveshje.

Për Aurier pengesat ekonomike nuk janë të pakta.

Ish mbrojtësi i PSG-së në Londër ka një rrogë rreth 4 milionë neto në sezon.

Pak e lartë për peshoren e Milanit.

Është për t’u kuptuar se në çfarë shifre do bihet dakort.

Nëse gjërat janë siç shkruajnë në Spanjë, shumë shpejt do të zbulojmë detajet e kontratës së re të Aurier./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu