Mediat “masakrojnë” debutimin e Messias, tifozët e Milanit: “Sa të shpifur dhe paragjykues jeni!”

Mendime të ndryshme për debutimin e Junior Messias me fanellën e Milanit. Braziliani zbriti ne fushe duke zevendesuar Brahim Diaz në minutën e 74 -të të pjesës së dytë dhe tregoi një dëshirë të madhe për të ndihmuar ekipin.

Aksioni i 3-0 qe erdhi nga asisti i Theo Hernandez për Rafael Leao i cili shenoi filloi pikerisht nga ish-lojtari i Crotones.

Fatkeqësisht, pas avantazhit të trefishtë, Messias ishte protagonisti i dy golave ​​të pësuar nga Atalanta. Së pari me prekjen e krahut në zonën që i lejoi Zapata të shënojë penalltinë 1-3 dhe më pas, në lojë të hapur, te dyluftimi me kolumbiani i cili asistoi Pasalic për 2-3.

Por kini kujdes! Sepse është e vërtetë që Junior ishte përfshirë në të dy aksionet që çuan në golat e ekipit bergamask, por është po aq e vërtetë që kanë lindur disa dyshime në lidhje me vlerësimet e gjyqtarëve.

Duke filluar nga penalltia, menjëherë vëreni se topi godet fillimisht kofshën e Messias dhe më pas godet në krahun e tij. Me rregullore, penalltia nuk duhet të jepet, por qëndrimi i brazilianit në zonë dhe krahu i tij shumë i gjerë duket se janë ndëshkuar.

Në episodin e golit të Pasalic, nga ana tjetër, faulli i mëparshëm i Zapatës ndaj Messias është i qarte, pasi kolumbiani prek këmbët e brazilianit duke e bërë atë të bjerë në tokë.

Kështu, pasi disa kritika ranë mbi brazilianin, duke pasur parasysh dy golat e pësuar, tifozët e shumtë kuqezi vrapuan në rrjetet sociale për ta mbrojtur atë.

Duke i hedhur një sy postimeve të shumta në mediat sociale, pas ndeshjes Atalanta-Milan, është e lehtë të shihet se si emri i Junior Messias është një nga tendencat kryesore sot.

Arsyeja është e thjeshtë: Messias, edhe pse protagonist i pafat në dy golat e Atalantës, ka shumë pak gabime; dhe përkundrazi, ai dha dëshmi të madhe të vullnetit.

Shumica dërrmuese e tifozëve, dhe jo vetëm, u bashkuan me brazilianin, duke vlerësuar gatishmërinë e tij për të qenë i dobishëm edhe në mbrojtje.

Tifozët e Milanit e pelqejne debutimin e Junior me fanellën e Milanit dhe hedhin dyshime të mëdha në punën e gjyqtarit dhe VAR.

Me pak fjalë, Messias nuk është fajtor për golat e pranuar, dhe ai bëri çmos për të mbrojtur. Pastaj, vlerësimet e gjyqtarëve vërtetuan atë që ndodhi dhe mund të bëjmë shumë pak për këtë.

“Po lexoj gjera te shpifura ne drejtim te Messias. Ky djalosh debutoi ne nje ndeshje shume te forte, me nje fanele shume te rende dhe luajti SHKELQYESHEM! Nisi golin e trete kuqezi dhe u perplas e luftoi si i cmendur, me cilesi dhe inteligjence. Mua me pelqen shume, pike”

“Kush ka shkruar se Messias hyri keq ne fushe nuk kupton asgje nga futbolli. Mesazhi im nuk eshte polemik por vezhgim, nuk eshte hera e pare qe tregoni se trurin e keni mbrapsht”.

Këto janë disa nga komentet e tifozëve të Milanit në Twitter, të gjitha për të mbrojtur brazilianin 30-vjeçar dhe për të lavdëruar ndeshjen e pare me fanellën e Rossonerëve, pa harruar qe nuk kishte luajtur prej gati 3 muajsh, qe kur kampionati i shkuar u mbyll, dhe mberriti pa faze pergatitore ne Milano (iu desh 1 muaj stervitje e vecuar).

“Nota 5.5 per Messias eshte vetem per ata qe nuk kuptojne nga futbolli. Ka bere levizje interesante dhe per mua kemi marre nje futbollist te vlefshem”.

“Messias totalisht i PAFAJSHEM si te penalltia, ashtu edhe te goli i dyte i pesuar. Mua nuk mu duk aq keq. Dhe eshte ende mbrapa me pergatitjen. I duhet dhene kohe lojtareve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu