Mediat italiane zbulojnë 2 mënyrat se si Maldini e bindi Celinon për Tonalin

Sandro Tonali do të veshë bluzen e Milanit.

Sulmi i bindshëm i klubit kuqezi ka prodhuar negociatat e nevojshme si me lojtarin ashtu edhe me Brescia-n.

Massimo Cellino, pronar i Brescia-s, në fillim donte që të futej në marrëveshje një të drejtë blerje.

Megjithatë, siç shpjegohet nga Corriere della Sera, Paolo Maldini e ka bindur në dy mënyra:

-Duke caktuar një huazim shumë të shtrenjtë prej 10 milionë eurove, rreth 3 milionë më shumë se ai i ofruar nga Interi.

-Riblerja është parashikuar për 15 milionë dhe 10 të tjerë bonus lidhur me objektiva specifike, duke i garantuar Brescia-s një përqindje prej 10% mbi një blerje të ardhshme të mundshme të lojtarit.

Drejtori teknik i Milanit ka qenë i zoti të futet në mënyren e duhur për Tonalin, pasi që prej javësh dukej i destinuar për tek Interi.

Klubi zikaltër efektivisht kishte një dakortësi me atë dhe kishte bisedime të avancuara me Brescia-n, por më pas ka lënë gjithçka në Sstand-by për t’u përqëndruar në pista të tjera prandaj mesfushori nga Lodi ka zgjedhur të mos presë.

Kur ka marrë telefonaten e Milanit, skuadër i të cilës është tifoz që kur ka qenë i vogël, Tonali nuk ka patur dyshime.

Maldini ka gjetur marrëveshjen me avokatin Beppe Bozzo, që mbron interesat e futbollistit, dhe me Cellino-n.

Tani palët janë në shkëmbim të dokumenteve dhe shpejt do të jenë edhe firmat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu