Fabrizio Biasin, në editorialin e tij të përgjithshëm, duke u ndalur te Milani mbrojti paraqitjen e Davide Calabria ndaj Verona-s duke thumbuar gazetat.
“Merrni Calabria. Calabria, të dielën, veçanërisht në pjesën e parë, u driblua disa herë nga Zaçagni. I cili është i fortë, ne e kemi vërejtur.
Calabria shkaktoi autogol momental 0-2. Calabria ishte në kushtet tipike të atyre që mund të shemben në çdo moment.
Por jo, ai luajti një pjesë të dytë duke na lënë gojëhapur: vrapim, faulle, ndihmë në sulm, ende disa probleme në mbrojtje por nuk u mërzit dhe mbajti tronditjen!
Dha më shumë nga gjithçka. Votat e mediave ishin të kufizuara në 5 dhe kjo është normale (“si shkoi Calabria?”, “Epo, ai shënoi një autogol dhe Zaçagni shpesh e kaloi atë, jepi atij 5”), por nëse dikush me të vërtetë e ka ndjekur lojën e kupton se kjo paraqijte ishte me b*le!
Ajo e dikujt që jep gjithçka për ekipin e tij. Calabria mori 5 për gazetat, por ndoshta shumë më tepër për trajnerin e tij, që është ajo që vlen më shumë.
Ps. Betohem se nuk jam mik i Calabria”.