Media spanjolle: Real Madrid kërkon Leao-n

Db Milano 01/08/2020 - campionato di calcio serie A / Milan-Cagliari / foto Daniele Buffa/Image nella foto: Rafael Leao PUBLICATIONxNOTxINxITA

Pjesa e fundit e sezonit të Rafael Leao ka qenë vërtet pozitive.

Rendimenti i sulmuesit të Milanit është rritur dhe jep shpresa për të ardhmen.

Në 10 takimet pas karantine në Serinë A, ka realizuar 4 gola. Ndërsa përpara kishte shënuar vetëm 2 në 21 ndeshje.

Në përgjitjësi ishi i Sporting Lisbona e Lille ka bindur, duke treguar me shumë pjekuri.

Milani ka si qëllim të besojë tek Rafael Leao edhe në sezonin e ardhshëm.

Dhe i njëjti lojtar deri tani ka shprehur vullnetin për të qëndruar me bluzen kuqezi për t’u rritur me shumë, ndoshta duke shfrytëzuar akoma prezencën e një kolegu ekspert si Zlatan Ibrahimovic.

Megjithatë, nga Spanja është Don Balon që jëp një thashethem merkatoje që nxjerr Real Madridin e interesuar për sulmuesin portugez.

Klubi madrilen është në kërkim të forcimit të sulmit dhe profili i Leao-s duket se po merret në konsideratë.

Për momentin nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje.

Siç është thënë më përpara, Milani e do ishin e Lille për të ardhmen dhe ai vetë nuk ka shprehur vullnet për t’u larguar.

Vetëm ardhja e një oferte të rëndësishme mund të sillte ndonjë reflektim, por për tani nga Real Madridi nuk kanë ardhur propozime ekonomike./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu