“Më vjen të qesh kur i lexoj dhe dëgjoj…”

Mes shumë ndeshjeve të Champions dje, përveç Milanit, sytë e Europës ishin drejtuar edhe në Paris, ku PSG mundi mbrëmë Manchester City 2-0 në atë që ishte ndoshta ndeshja më e shumëpritur e kësaj xhiroje të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje që pa gjithashtu debutimin e Gigio Donnarumma në kompeticionin më të lartë evropian të klubeve.

Italiani foli për “Sky Sport”, duke iu përgjigjur gjithashtu të gjithë atyre që vazhdojnë të kritikojnë zgjedhjen e tij për të lënë Milanin, si dhe pakënaqësinë e tij të mundshme në balotazhin me Keylor Navas:

“Unë qesh. Sa herë që hap telefonin lexoj shumë prej tyre. Nuk më bëjnë përshtypje këto kritika, sepse e di forcën time, e di se kush jam.

Unë jam këtu, ndihem i lumtur si pjesë e PSG. Kam pas meje klubin, që më mbështet gjithmonë. Unë vetëm qesh kur i lexoj gjithë këto marrëzi. Jam mirë dhe vazhdoj përpara. E di une zgjedhjen time. Ato qe thuhen dhe shkruhen jane idiotesira…”.

Teksa e kaluara arkivohet, Donnarumma shijoi një mbrëmje si ajo e së martës: “Kam ëndërruar për një natë në Ligën e Kampionëve si kjo dhe e arrita””.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu