“Me mua askush nuk pushon! Duhet 200%. Titulli? Klubi ka tjetër mendim, kurse unë…”

Zlatan Ibrahimovic u zgjodh si MVP, futbollisti më i mirë, i derbit të fituar ndaj Interit. Mes një lumi deklarash që suedezi dha pas sfidës ku edhe shënoi dy gola, ishte dhe gjendja e tij fizike, shokët e ekipit, rritja por sidomos objektivat, që sipas Zlatanit janë ndryshe mes tij dhe klubit…

“Fizikisht jam mirë, stërvitem shumë. Po luaj me përvojë të madhe dhe luaj me shokë që janë të gatshëm të bëjnë shumë gjëra. Provuan të mbanin bishën në kafaz për dy javë dhe unë e di se si qëndrova… Më dridhej trupi sepse donte që të lëvizja dhe stërvitesha”.

“Shokët e ekipit po bëjnë mirë, dëgjojnë, i jap intensitet dhe besim të gjithëve. Nuk e pranoj që ata të pushojnë! Në stërvitje dhe në ndeshje duhet të jesh 200%. Më ndjekin sepse jam më i vjetri dhe më pëlqen ky rol”.

Objektivat – “Jemi duke menduar ndeshje pas ndeshje, objektiv pas objektivi. Qëllimi i klubit është të arrijë përsëri në Evropë, qëllimet e mia personale janë ndryshe, por i mbaj për vete (qesh). Scudetto? Për mendimin tim ekziston një mundësi e caktuar, ai që beson mund të bëjë gjithçka.

Ne e besojmë atë, atëherë në fund do të shohim se si do të shkojë. Është akoma e gjatë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu