ME IKJEN E RODRIGUEZ, MILAN GJEN ZËVENDËSIN E THEO HERNANDEZ

Mes prioriteteve të merkatos së Milanit është edhe të gjejnë një zëvendës për Theo Hernandez.

Me ikjen e Ricardo Rodriguez dhe ikjen tashmë të sigurtë të Diego Laxalt, kuqezinjtë duhet të blejnë një tjetër tercist mëngjërash.

Sipas Sky Sport klubi kuqezi është kthyer me forcë mbi Matias Vina, mbrojtës anësor i vitit 1997 me kombësi uruguajane.

Vina luan në Palmieras që nga janari i kaluar, por mund edhe të ndërrojë menjëherë vend.

Në veçanti një thirrje nga Europa do të ishte e parezistueshme për tercistin amerikano jugor.

Milani ka patur kontakte me shoqërinë braziliane, që kërkon një shifër rreth 10 milionë eurove për futbollistin, që ka edhe 5 prezenca me bluzen e Uruguait.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu