“Me Ibra nuk ka shaka, ja pse Piolin e duam fort! Mbi Tonali dhe Brahim…” Flet Castillejo

Duke folur në mikrofonët e DAZN, sulmuesi i krahut te Milani, Samu Castillejo u ndal te tema e lidhur me fillimin e sezonit, ndeshjet, por edhe në disa argumenta në veçanti…

Ndeshja kundër Shamrock Rovers.

“Traineri konfirmoi që ditën e parë kur kemi dëgjuar për rivalin tonë se Shamrock është një ekip i fortë, më i fortë se Irlanda dhe që luan futboll që është i bukur për t’u parë. Do të jetë shumë e vështirë”.

Viti 2020

“Që kur filloi viti i ri unë kam pasur mundësinë të luaj, që nga ndeshja kundër Cagliari. Nga atje ndryshova shumë, si dhe ekipi: shumë lojtarë u larguan dhe të rinj mbërritën. Kushdo që më njeh e di se unë kurrë nuk do të largohem nga një ekip pa lënë një kujtim të mirë. Kam punuar në heshtje, jam korrigjuar dhe kam pritur rastin tim”.

Sa meritë ka Pioli

“Mbaj mend pas ndeshjes në Cagliari ai më tha disa fjalë të bukura. Është një trajner që flet shumë. Qëndron shumë afër lojtarëve edhe kur ndodhemi me pushime, duke na dërguar mesazhe apo duke na marrë në telefon. Kjo është shumë e mirë për lojtarët sepse ata e dinë që trajneri ka një konsideratë të lartë për ta dhe mezi presin të japin më shumë. Përtej të qenit një trajner i mirë, ai është një person i shkëlqyer”.

Rreth Ibrahimovic

“Ai flet shumë në stërvitje, në ndeshje. Zlatan është një lojtar që i jep shumë këtij klubi dhe jam i sigurt se do të na japë shumë këtë sezon sepse ai është një kampion dhe mezi pret të fitojë edhe në stërvitje.

Kjo të bën të nxjerrësh më të mirën nga vetja. Nuk mund të gabosh me të: nëse humbet një pasim, driblim ose krosim, gjendesh pas teje Ibrahimovic. Të kritikon jo vetëm trajneri por edhe Zlatan! Kështu që të luash me atë presion që është tipik kur ke një kampion përkrah të shtyn të japësh më të mirën”.

Rinovimi i Zlatan

“Ne ishim të sigurt që Ibrahimovic do të vazhdonte edhe një vit me ne, veçanërisht për ato që përjetuam së bashku në sezonin e kaluar. Ai ishte i rrethuar nga djem të përulur që dëshironin të punonin dhe ne e mirëpritëm atë si një familje. Nuk kishim dyshime se ai do të kthehej me ne dhe ai kurrë nuk u largua nga grupi ynë në Ëhatsapp”

Rreth Tonalit

“Ai është një djalë i mirë, është i fortë dhe të gjithë e dinim. E pamë atë duke luajtur për Brescia vitin e kaluar. Dallohet që në stërvitjer ka një dëshirë të madhe për të demonstruar dhe ka përulësi të madhe”

Rreth Brahim Diaz

“Është një djalë i shkëlqyer, e njoh që kur ishte 10 vjeç. Vjen nga një familje e përulur dhe jemi rritur në të njëjtën lagje. Për Malaga dhe për ne mendoj se është krenari të shoh dy lojtarë nga ai qytet te Milani. Do të përpiqem ta ndihmoj atë, edhe me probelmet e gjuhës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu