Me gjashtë mungesa, Pioli mendon formacionin e “emergjencës”. Ja si mund të luhet në Verona

Probleme të reja për Milanin dhe Stefano Piolin. Kuqezinjtë humbin Ante Rebic për ndeshjen kundër Verona.

Sulmuesi kroat nuk do të marrë pjesë në ndeshjen jashtë fushe që vë ekipin e Piolit kundër skuadrës së Juric.

Problemet kanë të bëjnë me natyre muskulore. Ekzaminimet mjekësore do të sqarojnë situatën.

Shpresa është që të bëhet fjalë thjesht për një lodhje, kjo sepse lista e të padisponueshmeve është tashmë e gjatë. Pioli, përveç kroatit, duhet të bëjë pa Mario Mandzukic, Zlatan Ibrahimovic, Hakan Calhanoglu dhe Ismael Bennacer, të cilëve u shtohet edhe Daniel Maldini.

E enjtja është ndeshja e parë e raundit të 16 të Europa League kundër Manchester United por tani, natyrisht, vëmendja është përqendruar në ndeshjen e nesërme kundër Verona.

Pioli vështirë se do të ndryshojë skemën dhe për këtë arsye do të vazhdojë të përqendrohet në 4-2-3-1.

Ideja e Pioli ishte të fuste, së bashku me Rebic, Krunic dhe Saelemaekers. Tani hapet një fletëvotim i vërtetë me tre baloazhe për një fanellë në të majtë.

Hipoteza e parë dhe më e mundshmja është ajo që sheh Hauge titullar, i cili nuk është përfshirë në listën e UEFA-s dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Djajve të Kuq.

Mundësia e dytë është ajo që parashikon, edhe një herë, Brahim Diaz por si një anësor i majtë. Një hipotezë e tretë dhe e fundit është vendosja e Samu Castillejo në të djathtë, me Saelemaekers të devijuar në të majtë.

Kujtojmë që Daniel Maldini gjithashtu nuk është në dispozicion për shkak të një dëmtimi.

Lajmi i mirë lidhet me shërimin e Sandro Tonali, i cili do të vendoset së bashku me Franck Kessie në mesfushë.

Në mbrojtje, para Gigio Donnarumma, kthehen Davide Calabria dhe Fikayo Tomori, të cilët do të kompletojnë departamentin me Simon Kjaer dhe Theo Hernandez. Prandaj, Alessio Romagnoli duhet të ulet në pankinë edhe një herë, pasi u kthye titullar ndaj Udinese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu