“Më frikëson Milani! Chiesa duket i mundur sepse kanë para… Interi dhe Juventusi larg”

FERRARA, ITALY - NOVEMBER 19: Federico Chiesa of ACF Fiorentina reacts during the Serie A match between Spal and ACF Fiorentina at Stadio Paolo Mazza on November 19, 2017 in Ferrara, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Riccardo Galli, gazetar i La Nazione, prestigjoze gazetë e Firences, foli për Radio Bruno Toscana dhe komentoi thashethemet rreth Milan-Chiesa: “Interesi i Milanit për Chiesa më frikëson, diçka ka ndryshuar. Unë nuk besoj te kartoni i Paqueta, por çelësi i vërtetë është sasia e parave që Milani ka në dispozicion dhe që mund të afrohet me pretendimet e Commisso!”

“Ndërsa Inter po bën një lloj tjetër të tregut të transferimeve, të ngjashëm me atë të Juventusit”.

Ndërkohë, presidenti vjollcë, Commisso, vazhdon refrenin për Chiesa: “Deri tani nuk kemi marrë kurrë ndonjë ofertë për Chiesa. Asnjëherë nuk ka pasur, nuk është e vërtetë që kemi marrë ndonjë, nëse dikush thotë se jam gabim, më sillni dokumentet”

Fiorentina, oggi la verità di Commisso - TUTTOmercatoWEB.com

“E dua Chiesan dhe i premtova se ai mund të shkojë nëse sjell çmimin e duhur. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, ekziston gjithashtu mundësia që të qëndrojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu