“Më falni që rris mesataren e moshës…”, Ibra pastaj ngacmon Maldinin: Nuk do të luaj më…

Zlatan Ibrahimovic u intervistua nga Sky Sport në fund të Udinese-Milan. Protagonist absolut me asist dhe gol, suedezi foli mbi gjithçka, duke thumbuar edhe Maldinin…

Për ndeshjen: “Tri pikë shumë të rëndësishme sot, ne e dinim se ishte e vështirë kundër një ekipi të fortë fizikisht. i marim këto tre pikë në shtëpi”.

Ju jeni pjesë e 23 golave që kur jeni bashkuar me Milanin. Ose me asist, ose me gol, ose te aksioni…

Ibrahimovic è il Milan: i numeri pazzeschi di inizio stagione

“Shumë pak, madje kam humbur disa penallti dhe raste. Ne jemi të rinj, e kam unë fajin për rritjen e moshës mesatare. Ata më bëjnë të ndihem i ri, ne punojmë shumë dhe ekipi beson në te projekti. Ne stërvitemi mirë dhe e tregojmë në ndeshje”.

“Mentaliteti është i duhur, ekipi beson në atë që bëjmë. Pioli është duke bërë një punë të shkëlqyeshme, ekipi e ndjek atë dhe është më e lehtë për të që të punojë.

Ai ka shumë lojtarë të rinj, por unë jam aty për të marrë presionin, më pëlqen. Thjesht duhet të mendojnë të punojnë”.

Il Milan merita il vento a favore e questo Ibrahimovic è un mostro |  Primapagina | Calciomercato.com

A do t’i kërkonit Ibrahimovic-it Scudetto-n?

“Jo, nëse do të isha tifoz i Milanit do të më vinte keq që nuk do të isha në stadium. Më vjen shumë keq, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet.

Tifozët meritojnë të na shohin duke bërë këto gjëra drejtpërdrejt. Para se të mbërrija nuk mendoj se ishte si tani. Ne nuk duhet të jemi të kënaqur, duhet të jemi më të uritur.

Le të mos flasim për kampionatin, le të flasim për një ndeshje në çdo kohë, çdo ndeshje është një finale. Ne punojmë dhe besojmë në të”.

Gjashtë gola radhazi në Serie A: “Unë munda Ibrahiovic 2012 i cili ishte më i vjetër… Tani jam më i ri!

Player Ratings: Udinese 1-2 AC Milan - Ibrahimovic undisputed MOTM;  midfield duo crucial

Falënderoj shokët që më lehtësojnë punën, më ndihmuan shumë. Unë jam 39 por nuk jam duke menduar për të. Mbetet një numër, për mua ka të bëjë me mënyrën se si stërvitesh dhe si luan. Jam duke u stërvitur shumë, kam besim të lartë”.

Për një rinovim të mundshëm: “Kur arrita 6 muaj më parë Milani donte një kontratë më të gjatë, por të jem i sinqertë me veten time kërkova të nënshkruaj vetëm për 6 muaj.

Askush nuk duhej të ishte i pakënaqur. Në fund të sezonit, le të shohim se si jam, nuk dua të bllokoj Milanin në një situatë negative. Por nëse vazhdoj kështu i them Paolos: nëse nuk më nënshkruan edhe një vit, nuk do të luaj më.

Zlatan Ibrahimovic's late stunner secures Milan win - Eurosport

Çfarë duhet të rritet kjo skuadër: “Nuk duhet të jesh i kënaqur, mentaliteti është ai.

Skuadra di të vuajë, mbërrijnë momente të vështira dhe është normale. Në këto momente, përgjegjësia ime është të marr ekipin dhe të përmirësoj situatën.

Jam një drejtues dhe duhet të ndjek ekipin në këto momente. Në kohë të mira duhet ta bëj të qartë se ata nuk duhet të jenë të kënaqur. Ne bëmë mirë por nuk fituam asgjë.

Nëse skuadra fiton, atëherë ata do të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe do të kuptojnë se çfarë është ndjenja e fitores. Pra, ndeshje pas ndeshje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu