“Më fal Maldini, më fal Ibrahimovic! Meritoj një shqelm b**ve sepse ju paragjykova”

Michele Criscitello, kryereadktori i Tuttomercatoweb dhe SportItalia, por edhe gazetar i njohur në botën e sportit, ka bërë “mea culpa”, duke pranuar paragjykimin e tij dikur kur Milani vendosi t’i besojë Ibrahimovic dhe pasi kritikoi jo pak Paolo Maldinin në merkato…

Në artikullin e tij të fundit dallohet pranimi i fajit dhe paragjykimit, aq sa ka kërkuar ndjesë.

“Ndërkohë, sido që do të përfundojë, duhet t’i kërkojmë falje Ibrahimovicit (gjithashtu Maldinit, mbi të gjitha) dhe i pari që do të zbresë nga karroca ku hipin të gjithë jam unë.

E pyeta drejtuesin e karrocës nëse kishte akoma vend, por ai më goditi me shqelm nga mbrapa dhe pa biletë më tha të largohesha dhe ta bëja rrugën në këmbë!

VIDEO] Lite Criscitiello tifoso del Napoli: “Non fare il Napoletano. Tu sei  un pecoraro di Avellino” – Piuenne

Ka të drejtë dhe shumë madje. 7-8 muaj më parë nuk mund ta kuptoja se si dikush si Ibra mund të bënte ndryshimin në Itali: ai kishte luftuar në Premier League, sapo ishte ndalur për disa muaj dhe në Amerikë stërvitje kundër mbrojtjeve të dobëta.

Si po e merr Ibrahimovic, Paolo, me një ekip të mbushur me të rinj? Çfarë kontradikte!

Por, nuk kapem me fjalitë e zakonshme do ta shohim në fund ose ja priti kur të plasin. Madje madje ke edhe nga ata që thonë se Ibra nuk do të shënojë as gjysmë goli nga tani deri në fund.

Këto janë të gjitha budallallëqe për të mos pranuar që Milani goditi në shenjë. Ibra golat i shënon ende dhe tregon se, nëse je fitues në mendje dhe stërvitesh si profesionsit serioz, golat i shënon edhe 40 vjeç, në Itali!

Dhe një udhërrëfyes si Ibra bën që të rriten edhe të rinjtë që janë gjetur dhe goditur nga Maldini. Paolo kishte supër të drejtë, madje në të gjithë linjën.

U ndihmua nga Covid, sepse pa publik të rinjtë nuk e vuajnë presionin dhe luajnë mirë, por kjo skuadër po shprehet në nivele të mëdha, pavarësisht se gjatë sezonit esoj që titulli nuk mund të jetë objektiv kuqezi por duhet të jetë një problem i Interit dhe Juventusit, duke parë se çfarë rrogash kanë!

Napoli dhe Milani duhet të futen në 4 vendet e para, me lejen e Atalanta, Roma dhe Lazio”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu