“Më fal Gigio! Të lutem a mund ta presësh dot?!”… Përjetimi emocional i gazetarit! Kur pasioni mbetet thjesht PASION!

Simon Kjaer sapo ka shënuar dhe futbollisti i Rio Ave (Santos) po përgatitet për të ekzekutuar penalltinë numër 24 në një ndeshje të çmendur!

Bën ftohtë, fryn erë dhe po mbërrin mesnata në Vila do Conde të Portugalisë.

Të gjithë po vuajmë nga tv, trajneri Pioli nga stoli bashkë me stafin kurse drejtuesit nga tribuna…

Aty ku, disa metra më larg ndodhet Carlo Pellegatti, një gazetar me eksperiencë 40-vjeçare në këtë profesion dhe gjithmonë pranë çdo gjëje që ndodh përreth Milanit!

I ka provuar të gjitha Carlo Pellegatti (njeriu që ka vendosur nofkat e lojtarëve gjatë historisë së dekadave të fundit kuqezi). Nga gëzimi te lotët, nga hidhërimi te lumturia. Ka provuar emocionet e Champions, e finaleve, e penalltive si ajo e Manchester 2003 ndaj Juventusit!

Carlo në kanalin e tij në Youtube po komenton live ndeshjen dhe ka një thirrje për Gigio Donnarumma

“Gigio, më fal! Do ma kapësh një penallti… Të lutem?”

Fjali e përsëritur deri kur portieri kuqezi fluturon dhe me tre gishta devijon topin duke dhuruar kualifikimin…

Gëzimi i Pellegattit është në qiell, shpërthim i pashmangshëm!

Dhe kur arrin të emocionohet ai që ka një jete që ndjek Milanin, që ka një jetë që është mësuar me sfida elitare dhe Champions apo trofe të rëndësishëm, atëherë të gjithë ne, dje, jemi të falur!

EMOCIONET NUK NJOHIN MOSHË… NUK NJOHIN NDESHJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu