“Më erdhi keq për Milanin dje! Më pëlqen si luan, por me gjithë respektin duam t’i mundim”

Pas fitores kundër Young Boys, Remo Freuler, mesfushori i Atalanta, komentoi per Sky Sport suksesin por gjithashtu u ndal te sfida me Milanin te dielen ne mbremje…

“Sipas mendimit tim, ne meritonim të fitonim, pa dyshim. Ishte një lojë e vështirë, nuk ishte e lehtë të gjenim hapësira. Në pjesën e dytë dolëm me më shumë shpejtësi, krijuam më shumë raste.

Kur pamë shortin, pamë se ishte një grup i balancuar, nëse fitoni në shtëpi kjo do te thote shumë.

Ne i merituam tre pikët, jemi në formë të mirë. Manchester është një skuader e madhe, por ata humbën ndaj Young Boys, gjithçka mund të ndodhë.

Ne mund të fitojmë me të gjithë. Milan? Ai filloi shumë fuqishëm sezonin, më pëlqen mënyra se si luajnë dhe është për të ardhur keq që nuk fituan dje.

E diela do të jetë e vështirë, por me gjithë respektin, ne do të luajmë në shtëpi dhe duam të fitojmë: kemi edhe ne një lojë të mirë. Më në fund tifozeria është kthyer, ne i dhamë atyre tre pikët dhe jemi të lumtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu