“Me Bennacer flas frëngjisht për një motiv! Numri 19? Kur ia dhashë Bonuccit…”

Franck Kessié është një simbol i Milanit aktual. Ai po kalon sezonin e tij më të mirë në karrierë, si për sa iu përket golave, e​​dhe performancës si lider. Ai foli me “SportWeek”, duke prekur çështje të ndryshme aktuale dhe të kaluara.

Mesfushori i Milanit fillon duke shpjeguar arsyen e alkimisë me Bennacer në mesfushë. Mos prisni një përgjigje tekniko-taktike:

“Ne të dy flasim frëngjisht. Ndodh edhe me të tjerët që të shprehem në të njëjtën gjuhë; vetëm më vonë më shkon mendja se nuk më kuptojnë.

Kështu që përpiqem të gjej fjalën përkatëse në italisht, por deri atëherë kundërshtari është zhdukur…”

A do t’ia jepte Kessie sot numrin e fanellës një shoku të ekipit? Pak vite më parë ndodhi me Bonucci, i cili i kërkoi fanellën me numrin 19, sapo arriti te Milani: “Ai më shpjegoi se ishte e rëndësishme, fola me Leonardo, me Montella, gjithashtu me Gattuso, i cili ishte ende trajner i të rinjve.

Bonucci ishte më i vjetër, kishte më shumë përvojë. Sot nuk e di nëse do ta bëja përsëri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu