Tjetër paraqitje super, tjetër rezultat super! Ky Milan tashmë duket se luan me “memorie”, pra sikur ka memorizuar të gjitha ingranazhet dhe automatizmat e fushës.
Fitorja ndaj Fiorentina ka kthyer edhe rekorde të së shkuarës, me 29 ndeshje radhazi që shënon në Serie A të paktën një gol, ndërsa këtë edicion në 9 ndeshje janë 21 gola të shënuar, pra me mesatare më shumë se sa dy gola për ndeshje.

Tashmë, ekipi i Piolit (dhe Bonera) është në kuotën e 23 pikëve pas 9 javësh kampionat.
Një Milan kryesues nuk kishte arritur kurrë një rezultat kaq bindës që nga fillimi në epokën me 3 pikë.

Një rekord i ri për kuqezinjtë, të cilët shohin ekipet ndjekëse nga lart poshtë.
Rekordi i mëparshëm i atribuohet mister Carlo Ancelotti, i cili në sezonin 2005-2006 fitoi 22 pikë në 9 javë.
Tani, pyetja mbi Scudetton në media të ndryshmë bëhet e ligjshme: a është Milan vërtet gati ta fitojë atë? Sigurisht që është herët për të thënë por një arratisje e tillë nuk ishte parë kurrë më parë.
Nëse marrim në konsideratë faktorë të tjerë, Milani barazoi një rekord tjetër me fitoren e sotme.

Në fakt, ekipi nuk ka humbur në kampionat që nga 8 Marsi: 29 ndeshje pa humbje radhazi. Rekordi kthen në atë të arritur nga Cesare Maldini në sezonin 1972-73.
Ekipi gjithashtu shënoi të paktën dy gola për ndeshjen e tyre të 11-të radhazi në kampionat, duke arritur rekordin e vendosur në sezonin 1958-1959.
Tjetër statistikë: Milani bën më mirë kur suedezi nuk është i pranishëm. Po flasim për një ekip të pamposhtur pa Zlatan: 5 fitore dhe një barazim. Mesatarja e Milanit pa Ibra? Ajo rritet nga 62.5% në 83.3%.