Milani është në kërkim të një mbrojtësi por që të përshtatet me mundësitë e buxhetit, sipas Paolo Maldini.
Gazetari i Sky Sport, Manuele Baiocchini postoi në Tëitter një azhornim mbi situatën midis Milanit dhe Ajer, mbrojtësi qendror i ri i Celtic: “Të enjten një tjetër bisedim me agjentët e Ajer, por lojtari i Celtic nuk është zgjedhja e parë për mbrojtje. Nastasic është gjithashtu midis objektivave”.
Sakaq, Tuttomercatoëeb zbulon se Milani ka bërë ofertë Schalkes për mbrojtësin serb Nastasic: një huazim me të drejtë blerje. Ende pritet të vijë oferta e klubit gjerman.
Sipas asaj që ka mësuar MilanNews.it, Matija Nastasić, mbrojtësi serb i Schalke 04, është një emër i besueshëm. Sidoqoftë, ky nuk është një profil që mund të merret shpejt, por ndoshta në ditët e fundit të merkatos.