MBRETI LUAN! Vazhdon të ketë uri dhe nuk dorëzohet. Shokët e duan, e ndjekin dhe i besojnë gjithçka

Luani nuk është më shumë i ri. Por gjithsesi gjëmon. Dhe çfarë të gjëmuare! Dhe kafshon. Sepse ai është akoma “i uritur”, aq i uritur…sa nuk ka!

Pavarësisht nga 39 pranvera mbi shpinë, shumë gola të shënuar dhe fitoret nëpër Evropë, Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet. Dje ai u përplas si një tren kundër Interit, duke i dhënë Milanit një fitore në derbin që kishte munguar për katër vite shumë të gjata.

NUMRAT – Edhe një herë, Zlatan ka marrë Milanin mbi krahw. Duket sikur nuk është larguar kurrë. Gjeti një Milan të zhgënjyer në janar – shkruan La Gazzetta dello Sport – dhe e solli përsëri në Evropë.

Tani edhe në krye të kampionatit, momentalisht. Kampioni suedez ishte në shtëpi me virusin, nuk mund të stërvitej si të tjerët.

Por Ibra nuk është si të tjerët. Në 39 vjet dhe 14 ditë ai hyri në dhjetë të parët e golashënuesve më të vjetër të Serie A dhe është me Piola sulmuesin me më shumë gola në Serie A (4) pas moshës 38 vjeç. Ai është gjithashtu shënuesi më i vjetër në derbin e Milanos.

LEADER – “Unë dua të fitoj”, deklaroi ai pas ndeshjes. Sepse Ibrahimovic thjesht nuk mund ta kënaqë urinë e tij për triumfe. Nuk është e nevojshme t’i biem gjatë: kampioni i Malmö është investimi më i mirë i Milanit të ri.

Shokët e duan, ata e ndjekin. Përkundrazi, ata nuk i kushtojnë vëmendje qortimeve: e vlerësojnë atë me thesar. Grupi gjithashtu rritet kështu.

“Karantina? Kam humbur vetëm pak shije, bëja tamponë çdo 3 ditë. Do të kisha luajtur derbin pavarësisht, askush nuk do të më ndalonte… Humbja dy ndeshje por derbi jo, kurrësesi!”

“Djemtë po bëjnë mirë, ata dëgjojnë, unë i jap intensitet të gjithëve. Nuk e pranoj që ata të pushojnë, në stërvitje dhe në ndeshje. Duhet të stërvitesh 200%“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu