Maxi Lopez: Milan, beso te Ibrahimovic! Privilegj që kam qenë shok ekipi me të dikur…

Dikur ka veshur fanelën kuqezi dhe e ka dashur shumë, aq sa priti në hotel 3 ditë vetëm që të bëhej sulmues i Milanit! Maxi Lopez sot ka folur për “Sky Sport” për klubin kuqezi dhe sidomos për Zlatan Ibrahimovic:

“Zlatan është shumë i rëndësishëm dhe hapi i rinovimit duhej bërë me çdo kusht! Ibra të rrit cilësinë dhe përqendrimin në stërvitje dhe ndeshje”

“Kam pasur privilegjin të ndaj dhomat e zhveshjes me të dhe flasim për një kampion që të jep shumë. Nëse Milani dëshiron që të kthehet në kohën e të kaluarës, Zlatan mund ta ndihmoj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu