Mauro Suma: “Corriere dello Sport gënjen! Donnarumma pranoi rinovimin, e pësoi nga Raiola! Ja si shkoi historia”

“Ashtu si gjithmonë, nuk gaboheshin ata që shkruanin se Paolo Maldini dhe Frederic Massara ishin duke punuar që në pranverë për sa i përket merkatos.

Ishte pozicionimi final si variant, kualifikimi në Champions League bën gjithë ndryshimin e botës, është e qartë, por manovrat kishin nisur përpara javësh.

Duhej të përballeshin dhe zgjidhnin dhjetra raste me të cilat ishin mbushur gazeta dhe emisione: Milani ishte gjithmonë klubi me çështjet më të nxehta dhe të bezdisshme.

Nga Donnarumma te Calhanoglu, nga Calabria te Kessie e deri te Romagnoli.

Por, edhe huazimet dhe opsionet e blerjeve: Tonali, Tomori, Diaz, Dalot (harroj ndokënd? ndoshta po!)

Snajperistat godisnin të gjithë, pa përjashtim. Deri në datën 23 maj jemi përshkruar si një skuadër dhe klub që do të ishte shkrirë në atë datë si bora në diell, në fushë në fillim dhe pastaj jashtë saj.

Asgjë prej këtyre! Në datën 24 maj u largua nga portier dhe erdhi një tjetër. Pastaj Giroud. Në tavolinë, telefona, mail dhe takime për një tratativë të hapur dhe mbyllur çdo ditë.

Ashtu si gjithmonë, nuk gabohej kur thuhej se Pioli do të kishte të gjithë grupin gati për grumbullim. Duhet ruajtur vendi i dytë dhe sulmuar i pari, duke mbajtur në Champions gjatë.

Nuk ka kohë per të humbur. Ka besim të verbër karshi Maldinit dhe ndihmësve të tij. Ndryshe, ndiqni agjentë dhe emrat që çdo ditë ju servirin.

Edhe në shtëpinë tonë, për fat të keq, çështja e besimit te Maldini është gjithmonë temë diskutimi.

Ngjarja e ngrohtë, e gjallë dhe e pasionuar e Curva Sud të hënën nën selinë e Casa Milan u bë një mundësi për të ringjallur ditën e lamtumirës së kapitenit dhe shijen e keqe të përgatitur për të nga një turmë e Curva (shumica absolute nuk ishte as e vetëdijshme për këtë dhe San Siro nuk e vuri re atë që kishte ndodhur, sepse nuk mund të lexonte banderola).

Rasti i shkrirjes, spontan dhe – pse të dyshosh? – i sinqertë, ishte subjekt i përjashtimeve në një histori të trishtuar të 12 viteve më parë që nuk i intereson më as Paolos dhe as Curva. Të cilët, për ata që nuk i kanë vërejtur, janë kthyer për të ecur së bashku…

Unë do të doja t’u thosha atyre që i krruajnë hundën mbi Giroud se për vite me radhë unë e kam konsideruar yllin e Blues një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë.

Është e vërtetë që marrëdhënia e tij me golin është pak e paqëndrueshme, por inteligjenca taktike dhe aftësitë teknike të francezit janë shumë të larta.

Përvoja e tij do të jetë shumë e dobishme. Nëse do të më duhej të vija bast, tregu do të rezervojë një goditje tjetër për sulmin. Ndërsa “çështjet” do të zgjidhen një nga një ditë pas dite.

Gjatë javës lexova një artikull, që “bërtiste” në faqen e parë, i cili shkruante “të vërtetën” për Donnarumma: “Ai vendosi pa dijeninë e Raiola-s, ose në çdo rast pa menaxherin që mund të ndërhynte në zgjedhjen e tij”.

Një ndryshim 360 gradësh i mënyrës se si janë gjërat në të vërtetë.

Oferta e Milanit për lojtarin ishte formuluar dhe rishikuar deri në propozimin përfundimtar që Donnarumma ishte absolutisht i gatshëm të pranonte. Kohë më parë!

Problemi ishin komisionet e Raiola me të cilat Donnarumma u bë aleat në mënyrë që të paguheshin tek agjenti.

Durimi i klubit më 23 maj mbaroi dhe ju e dini se si shkoi. Nuk u gabua duke thënë dhe shkruar se nuk kishte asnjë ofertë tjetër në tryezë…

Nuk ka pasur kurrë. Çfarëdo që të ndodhë, Donnarumma tani do të fitojë më pak ose njëjtë si i ofronte Milani, ndërsa nuk është aspak e sigurt që agjenti i tij do të marrë komisionet që ai kërkon.

Kjo është historia, pjesa tjetër nuk ka ekzistuar kurrë.

Është pjesë e së kaluarës: tani ne shikojmë drejt së ardhmes, me Maignan dhe me fytyrat e tjera të reja që do të vijnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu