Ish -mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, në fund të ceremonise Nava Design Milano bëri disa deklarata për TMW ne lidhje me Serie A dhe Kampionatin Botëror 2006 ku ai ishte protagonist ne finale si per keq dhe per mire…
“Këtë vit janë pesë ose gjashtë ekipe shumë të forta. Eshtë Napoli që po bën shumë mirë, Milani që ka djem të tmerrshëm me një gjysh fenomenal si Ibrahimovic i cili ende bën diferencën”.
Një kompliment tjetër, pra, për atë që ishte ish-shoku i tij te Interi. Materazzi më pas shtoi, duke përfshirë Juventusin në luftën për titull:
“Juve nuk vdes kurrë, do të shihni që do të arrijë gjithashtu aty alrt. Dhe pastaj ka disa ekipe që mund të marrin pikë nga ekipet kryesore, si Fiorentina. Do të jetë një kampionat i mirë”.