Matematika e Champions – 4 skuadra për 3 vende! Ndeshjet direkte dhe formula

Atalanta, Juventus, Milan dhe Napoli. Katër skuadra për tri vende që vlejnë Champions-in sezonin e ardhshëm.

Lufta për këtë objektiv në Serie A (2020-2021) do të vijojë deri në frymën e fundit. Me tri ndeshje për t’u luajtur ende deri në fund të kampionatit, Interi është i vetmi që e ka siguruar vendin në kompeticionin më të mirë europian, edicionin e ardhshëm.

Për momentin bardhezinjtë janë në vendin e pestë, me 69 pikë, ndërsa 70 pikë ka Napoli, nga 72 pikë Atalanta dhe Milani. Situata është jashtëzakonisht e ndërlikuar, por me kritere të qarta për të përcaktuar se cila nga skuadrat duhet të shkojë në Champions në rast të pikëve të barabarta midis kësaj katërsheje.

Këto janë të gjitha rezultatet në ndeshjet direkte:
Napoli-Milan 1-3
Milan-Napoli 0-1

Milan-Juventus 1-3
Juventus-Milan 0-3

Juventus-Napoli 2-1
Napoli-Juventus 1-0

Juventus-Atalanta 1-1
Atalanta-Juventus 1-0

Napoli-Atalanta 4-1
Atalanta-Napoli 4-2

Milan-Atalanta 0-3
Atalanta-Milan (java e 38-të)

Më poshtë janë të gjitha kombinimet dhe situatat e avantazhit, në rast se dy skuadra përfundojnë me pikë të barabarta. Në mungesë të ndeshjes direkte Atalanta-Milan, në situatat e barazisë midis dy skuadrave, kriter është diferenca e përgjithshme e golave. Pas ndeshjes direkte, golaverazhi total do të jetë i vlefshëm.

Juventusi dhe Milani: MILANI është përpara me golaverazhin ​​në ndeshjet direkte.

Juventus dhe Napoli: NAPOLI është përpara me golaverazhin total.

Juventus dhe Atalanta: ATALANTA është më mirë në përplasjet direkte.

Milan dhe Napoli: MILANI është përpara me golaverazhin ​​në ndeshjet direkte.

Milan dhe Atalanta: ATALANTA është përpara me golavreazhin total (ndeshja e kthimit e fazës së dytë nuk është luajtur ende).

Napoli dhe Atalanta: NAPOLI është përpara me golaverazhin në përplasjet direkte.

Juventus, Milan dhe Napoli: MILANI është përpara me golaverazhin e ndeshjeve direkte, NAPOLI i dyti për golaverazhin.

Juventus, Atalanta dhe Napoli: ATALANTA është përpara me pikë në përplasjet direkte, NAPOLI i dyti.

Juventus, Atalanta dhe Milan: ATALANTA është përpara për golaverazhin total, JUVENTUSI i dyti ​​(mungon Atalanta-Milan)

Milan, Napoli dhe Atalanta: ATALANTA është përpara për golaverazhin total, NAPOLI i dyti (mungon Atalanta-Milan).

Juventus, Milan, Napoli dhe Atalanta: ATALANTA është përpara për golaverazhin total, NAPOLI i dyti, JUVENTUSI i treti (Atalanta-Milan mungon).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu