Mastour premtimi jo i mbajtur!

Sot ne keto dite merkatoje duhej te ishte ne faqet e para te gazetave apo si objektiv i skuadrave me te medha ne bote, por Mastour sot nuk po luan dot as te Lamia ne kampionatin grek.

Ne tetor te 2015 The Guardian do te publikonte lojtaret me te talentuar ne bote ku benin pjese Pulisic i cili u ble kete sezon nga Chelsea 64 milion euro nga skuadra gjermane Dortmund, Uruguajani Valverde qe kaloi te Real Madrid dhe italo-marokeni Mastour qe luante me Primaverat e kuqezinjve.

Ishte vetem 14 vjec kur nga Reggiana kaloi te Milan dhe ndiqej nga te gjithe klubet me te mira si Man City Barcellona Valencia apo dhe Real Madrid. I famshem ne Youtube me driblimet e tij apo dhe me zhonglimet Mastour kalon te Milan duke treguar klas driblime dhe duke shenuar gola te jashtezakonshem, dhe e ardhmja ishte e tij duke arritur ne nje moshe aq te re te zgjidhej te realizonte nje spot publicitar bashke me Neymar.

Sot mund te themi qe pas 6 vjetesh ai lojtar nuk egziston me, me eksperience te keqija ku kaloi te Malaga dhe luajti vetem 5 minuta, ku Milan e huazoi pikerisht te ishte larg mediave italiane dhe per te patur me shume minuta per te luajtur. Nese La Liga ishte e forte per te Milan e huazon te Zwolle ne Hollande nje skuader modeste ku e nis mire aventuren e tij ne 4 ndeshjet e para 3 i luan nga fillimi dhe shenon nje gol.. me pas 900 minuta ne total ne te gjithe sezonin dhe me shume ne stol dhe ne tribune..

Sot Mastour luan te Lamia ne Greqi.. por dhe atje nuk eshte se po kalon dite te bukura pasi dhe atje nuk po luan dot.. nje talent qe mund te bente shume por ne fakt nuk beri asgje…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu