Massimo Moratti i thur elozhe Milanit kryesues: I ndoqa ndaj Parma-s!

Lufta për titull në Serie A është bërë e ndezur dhe sigurisht që “loja” mediatike është të përfshijë sa më shumë skuadra në mënyrë që të ketë materiale për të shkruar dhe ekipe për të përfshirë…

Aktualisht kryeson ekipi i Stefano Piolit me meritë të plotë, edhe pse distanca me ndjekësit e afërt është vetëm 3 dhe 4 pikë…

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, i ftuar te “RadioUno” dha përshtypjet e tij për këtë luftë për Scudetto sivjet.

Moratti: "Inter fuori dall'Europa una grande delusione. Carattere di Conte?  Non so sei avrei resistito..." - ITA Sport Press

“Milani po shprehet në nivele shumë të mira. Edhe ndaj Parma, mesa pashë, bëri një ndeshje të shkëlqyer edhe pse gjithçka shkoi si mos më keq.

Pa harruar që po luajnë pa Ibrahimovic, që kur është në fushë bën diferencën dhe është i domosdoshëm”.

“Por, Juventusi është i frikshëm, ka një nga futbollistët më të mirë në planet dhe një grup cilësor”.

“Çfarë mund të ketë Interi më shumë se Juventusi? Duhet të ketë këtë shtysë karakteri: ka zemër dhe dëshirë, nëse Conte qetësohet dhe ruan nervat, do të jetë ekip shumë i fortë.

Duhet të jetë kjo dëshirë, ndryshe nuk fiton asgjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu