Massara tha se nuk ishte në plan por Milani bën ofertë zyrtare për Aurier

Ricky Massara, drejtori sportiv i Milanit, para pak ditësh bëri me dije se Serge Aurier nuk është më një objektiv konkret i Milanit.

Një drejtim i gabuar, sipas informacioneve të Sky Sport, duke qenë se kuqezinjtë në të vërtetë po vazhdojnë ta ndjekin tercistin e vitit ‘92.

Madje në orët e fundit Milani mund t’i ketë dërguar Tottenham-it oferten e parë zyrtare për kartonin e Aurier, futbollist që me shumë mundësi do të lërë Londren brenda fundit të sezonit të merkatos së futbollit.

Një propozim që nuk i bind aspak Spurs-at që duket se e kanë kthyer mbrapsht oferten të konsideruar akoma shumë të ulët.

Pra ka akoma distancë mes kërkesës dhe ofertës për futbollistin afrikan.

Milani e vlerëson rreth 15 milionë euro, ndërsa Tottenhami pretendon të pakten 20 milionë.

Përveç kësaj kuqezinjtë duhet të kenë kujdes nga konkurrenca e Bayer Leverkusen, që kohët e fundit është interesuar për mbrojtësin me origjinë afrikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu