Massara: Milani ri duhet te nise nga Paqueta dhe Piatek!

Dario Massara ka folur ne studiot e Sky Sport sot per situaten e kuqezinjve dhe per sezonin e ardhshem:

-Jane ne prove te gjithe, jo vetem Gattuso rrezikon por dhe drejtuesit apo dhe lojtaret. Milani ri duhet te niset nga Paqueta dhe Piatek apo dhe Donnarumma e Romagnoli qe jane baza e kesaj skuadre. Nga lojtaret qe jane nen vezhgim dhe ne dyshim per te ardhmen e tyre me fanellen kuqezi mbeten Suso, Calhanoglu apo dhe Castillejo qe nuk kane dhene ate qe pritej prej tyre. Ne kete fund sezoni jane te gjithe ne prove nga lojtaret, Gattuso apo deri te Leonardo – eshte shprehur Massara ne studiot e Sky Sport!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu