Frederic Massara, si Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në Milanello në diten e parë të stërvitjes së skuadres.
Ai ka befasuar jo pak rreth futbollistit Serge Aurier.
Massara ka thënë se Aurier nuk është objektiv i kuqezinjve.
Zërat e merkatos rreth Serge Aurier:
“Në këto momente na japin shumë emra, disa realistë e të tjërë jo.
Ai është futbollist shumë i mirë, por nuk janë kushtet për të menduar për të.
Nuk është një objektiv tani”.